Mozzik reagon pasi Kurti u zgjodh kryeministër

Rep artisti i njohur, Mozzik ka reaguar me një postim pasi Albin Kurti u zgjodh kryeministër dhe u formua qeveria e re.

Mozzik e ka uruar Qeverinë Kurti 2 dhe ka kërkuar që besimin e qyteraëve dhe fitorën në zgjedhje ta mbajnë në mënyrë dinjitoze, transemton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Urime Qeveria Kurti 2 ! Suksese në këtë rrugëtim që e kërkuat që shumë vite , besimin e popullit e fituat dhe pikërisht sot formuat Qeverinë ! Mbani që të dyja dhe besimin dhe fitorën në mënyrë dinjitoze .Paçi shëndetin e ju priftë e mbara !