Gjatë natës së kaluar (28/29.05.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 368 personave iu është dhënë vendim për izolim, ndërsa 47 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, me çrrastë është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Gjithashtu policia ka regjistruar edhe 440 raste të shkeljes së masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse.