MPB: 59 persona janë arrestuar për mos respektim të orës policore

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 102 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 15 persona kanë nënshkruar deklarata për izolim. Ndërkohë, nëpunësit policor kanë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person që nuk e ka respektuar masën e izolimit dhe vetëizolimit. Ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara, 75 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, 59 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjetër janë marrë të dhënat dhe do të merren masat adekuate