MPB: 71 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 55 janë arrestuar

MPB-ja gjatë 24 orëve të fundit ka evidentuar se gjithsej 71 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Me këtë rast 55 prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për t’u ndërmarrë masa adekuate.

Gjatë ditës së djeshme 32 personave u janë dhënë vendime për izolime ndërsa 47 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Policët kanë kryer kontroll të personave që ndodhen në vetizolim, dhe nuk janë evidentuar persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit. mb/