MPB: 805 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në mbarë territorin e shtetit 213 personave iu është dhënë vendim për izolim, derisa 299 kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim me çrrastë është konstatuar se katër persona nuk kanë respektuar masën për izolim dhe katër të tjerë kanë shkelë masën për vetizolim.

Reklame

Gjithashtu nga ana e zyrtarëve policorë janë regjistruar edhe 805 shkelje të masës për mbajtje të maskës mbrojtëse si preventive nga Kovid-19.