MPB: Bastisje në burgun e Idrizovës

GJENDET DROGË, ARMË DHE GJËSENDE TJERA TË NDALUARA

MPB-ja njofton se zyrtarë të Policisë nga Departamenti për shkatërimin e krimit të organizuar, policisë kriminale dhe policisë speciale, në koordinim me Prokurorin kompetent publik dhe Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, kanë zbatuar një aksion të koordinuar në disa lokacione në Shkup.

MPB-ja njofton se janë kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, sic thuhet, me qëllim të gjetjes së gjësendeve të palejueshme dhe të ndaluara tek të dënuarit që vuajnë dënimin.

“Pas marrjes së urdhërit nga Gjykatësi I procedurës paraprake janë kryer bastisje në 25 qeli në reparte të ndryshme në Idrizovë. Gjatë bastisjes janë gjetur mjete të konsiderueshme të parave, 50 celulraë, kompjuterë, 37 thika, drogë dhe gjësende tjera për të cilët ekziston dyshimi se ndërlidhen me vepra penale”, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së Suzana Pranjiq Talevska.

Një pjesë e gjësendeve të gjetura janë marrë për procedurë të mëtejshme në departamentin për shaktërimin e krimit të organizuar, kurse gjësendet tjera u janë dhënë shërbimeve të burgut. /KlanMacedonia/