MPB deklarohet për ak sidentin tragjik para “City mall” ku vdiq 24-vjeçarja

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë sot me kumtesë për ak sidentin tragjik para qendrës tregtare “City mall” në Shkup.

Një veturë në shpejtësi ka përplasur dy 24-vjeçarë në vizëbardha, ku njëri nga ata, vajzë, ka ndërruar jetë në vendngjarje. 24-vjeçari tjetër ka përfunduar me lëndime trupore.

Reklame

“Më datë 20.01.2022 në ora 19.44 është denoncuar se në udhëkryqin nga bulevardi “Partizanski odredi” (Aradhet partizane), mes rrugës “Moskovska” dhe rrugës “Lubjana”, vetura “Citroen” C4 me targa të Shkupit, me shofer J.Gj.(22) nga Shkupi ka përplasur këmbësorët Ll.D.(24) dhe V.N.(24) nga fshati Rakllish të Radovishit.

Në vendin e ngjarjes ka vdekur V.N., kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Lëndime trupore ka pësuar Ll.D., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit””, qëndron mes tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme dhe pas dokumentimit të rastit, do të shqiptohet kallëzim përkatës.