MPB: Janë regjistruar 370 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e shtetit janë regjistruar 370 kundërvajtje sa i përket masës për mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, njoftuan nga MPB-ja.

Nga kjo Ministri u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim për ta luftuar Covid-19.