MPB njofton qytetarët se prej nesër qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për dokumente personale

Advertisment

Ministria e punëve të brendshme (MPB) njoftoi se prej nesër qytetarët mund të parashtrojnë kërkesë për dokumente personale në Sektori për çështje administrative në Shkup prej orës 07:30 deri në ora 20:00, njofton Portalb.mk.

“MPB-ja i informon qytetarët që jetojnë në territorin e Qytetit të Shkup se në përputhje me gjendjen e konstatuar për rritjen e aplikimeve për dokumente personale, duke marrë parasysh se edhe faktin se vijojnë pushimet verore, vendosi orar të ri”, raportojnë nga MPB-ja.

Reklame

MPB-ja njoftoi se prej të hënës deri të premten, orari i punës në Sektorin për çështje administrative te TVM, “Beko” dhe “Gjorçe Petrov” do të jetë prej orës 07:30 deri në ora 20:00, ndërsa në zyrat në “Butel” dhe “Draçevë” do të punohet nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Maqedonia e Veriut këtë vit pati problem me pasaportat, pasi u shfaq mungesë e tyre në MPB, ashtu që kishin ngelu më pak se 4 mijë pasaporta, derisa ishin dorëzuar dhjetëra mijëra kërkesa. Kështu për zgjidhjen e këtij problemi, ishte paralajmëruar rreth 100 mijë pasaporta të vijnë më 24 mars, derisa tjerat pritet të vijnë sivjet në shtator ose tetor.

Ndryshe, Qeverisë së RMV-së ka ndryshuar edhe rregulla e karantinës shtetërore, ashtu që qytetari i cili futet në vend mund të mos mban karantinën shtetërore, nëse në 72 orët e fundit ka bë testin PCR në vendin prej ku vjen. Ndërkohë, pritet hapja e kufijve me vendet fqinje prej 1 qershorit.