MPB NUK I KAP HAKERAT QË I SULMOJNË INSTITUCIONET

Advertisment

U bënë tri ditë që kur ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit nuk funksionojnë, e përgjegjësin e morën përsipër hakerat në Tuiter të cilët thanë se ata vetëm kanë bërë ekstrakt të email porosive ndërsa serveri është shuar nga ana e administratorëve nga këto ministri. Ndërkohë pyetëm MPB-në ku u përgjigjën shkurt se Departamenti i Krimit kibernetik dhe forenzikë digjitale po punon për zbardhjen e rastit.

Profesori universitar Shpëtim Latifi thotë se institucionet publike janë cak i sulmeve kibernetike për shkak se kursejnë në mirëmbajtjen e serverëve por edhe nuk sigurojnë administratorë të sistemeve të cilët do të kujdesen në raste kur sulmohen bazat e tyre.

Reklame

“Po shifet se në realitet ka qenë e lehtë të bëhen objekt i sulmit ndoshta edhe për shkak të mospërputhjes së standardeve më të larta që është dashur t’i sigurojnë administratorët e sistemeve në këto institucione”, tha Shpëtim Latifi – profesor universitar.

Latifi thotë se përmes hetimit të adresës IP, u zbulua se sulmi vjen nga Gjermania.

“Është e panevojshme të humbet kaq kohë gjithçka ka mundur të kthehet shpejt. Ne qoftë se institucionet nuk i kanë personat adekuat përgjegjës, kjo shpesh herë bëhet edhe me kompani të treta të cilat e ofrojnë shërbimin dhe mbrojtjen nga sulmet e distribuara të cilët e marrin përsipër obligimin për mbrojtjen, paraprakisht ngritjen e infrastrukturës, në qoftë se ndodh një sulm i tillë”, deklaroi Latifi.

Një nga sulmet më të mëdha kibernetike ndodhi pikërisht në ditën e zgjedhjeve më 15 korrik, ku grup hakerësh arritën të hyjnë në sistemin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor gjatë kohës së grumbullimit të votave dhe të njëjtin e pamundësuan të punojë. Nga grupi MkdOps në tuiter paralajmëruan se do të hakojnë përmbaruesit të cilët siç thanë e vjedhin popullatën në vend