MPB: Përhapësit e lajmeve të rrejshme për koronavirusin do të sanksionohen me ligj

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët – shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të mos shpërndajnë dhe përhapin lajme të paverifikuara, gjegjësisht “të rrejshme” rreth virusit Kovid 19, me të cilat krijohet shqetësim dhe panik në mesin e qytetarëve.

“Lajmet e rrejshme të cilat krijojnë panik të pabazë dhe që kanë pasoja afatgjata edhe mbi gjendjen shoqërore por edhe mbi shëndetin kolektiv të qytetarëve. Keqpërdorimet e tilla do të sanksionohen me ligj pasi në këtë mënyrë shqetësohen qytetarët dhe krijohet panik i panevojshëm. Nuk do të ketë kompromis në sanksionimin e atyre të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme përhapin lajme të rrejshme”, thonë nga MPB.

Reklame

U bëjmë apel, shtojnë, mediave dhe shfrytëzuesve të rrjeteve sociale të thirren vetëm në të dhënat e publikuara zyrtarisht prej institucioneve kompetente.

“Për të gjitha informacionet e nevojshme të drejtohen në Ministrinë e Shëndetësisë, sektorin për marrëdhënie me opinionin në Qeveri apo në institucionet e tjera relevante, të cilat vazhdimisht e informojnë opinionin me të dhëna të ripërtërira disa herë gjatë ditës”, porosisin nga MPB.