MPB: Rreth 38 mijë qytetarë nuk i kanë marr dokumentet e tyre

Rreth 38 mijë qytetarë që nuk kanë marrë letërnjoftimet e reja në MPB mund të kenë problem ditën e zgjedhjeve që të përmbushin të drejtën e votës. Njoftimi nga MPB vjen pas deklaratës së një dite më parë të kreut të KSHZ-së Oliver Derkovski, i cili tha se një numër i madh i qytetarëve ndonëse i kanë gati dokumentet e identifikimit nuk i kanë marrë në MPB.

Letërnjoftimet janë përfunduar dhe rrinë në hapësirat e MPB-së pasi nuk i kanë marrë. Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek qytetarët kur të duan, në cilin do moment, në orar të punës deri në ora 21.00 në mbrëmje të vijnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i marrin dokumentet personale. Ato dokumente u duhen edhe për votim në zgjedhje por edhe për nevoja të përditshme – tha Toni Angellovski, MPB.