MPB sqaron hetimin për sulmin e hakerëve në faqen e KSHZ-së

Advertisment

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur për opinionin se ka përfunduar hetimin në Komisionin Shtetëror Zgjedhor lidhur me mosfunksionimin e faqes së internetit e cila ra ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për disa ditë me radhë

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzik Dixhitale paraqiti një njoftim në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup në të cilën sqaroi të gjitha masat dhe aktivitetet që janë ndërmarrë me qëllim të zbardhjes së rastit të raportuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Përkatësisht, gjatë hetimit, janë siguruar të dhëna dhe prerje për funksionimin e sistemit dhe pjesëve të sistemit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Të dhënat u siguruan nga disa institucione dhe kompani që ishin të përfshirë në procesin zgjedhor”, thonë nga MPB.

Reklame

Siç thonë nga MPB, gjatë hetimit, policia arriti në përfundim se në fund të procesit zgjedhor, veçanërisht gjatë shpalljes së rezultateve paraprake, u regjistrua një sulm DDoS, e cila ishte drejtuar drejt faqes https://www.sec.mk/ dhe që ndikoi në paaftësinë mbi publikimin e rezultateve nga aplikacioni në serverin e dedikuar për publikimin e rezultateve paraprake.

“Për më tepër, gjatë analizës së të dhënave që kemi marrë nga ndërmarrja DUNA KOMPUTERS, të cilat i referohen të dhënave të nxjerra nga serverët (bazat e të dhënave dhe shkrimet nga sistemet) për analizën tonë të mëtutjeshme të problemeve të mundshme me funksionalitetin e tyre, nuk është zbuluar ndonjë keqfunksionim i sistemit ose staginim të procesit në vërtetimin e sigurisë së përdoruesve për marrjen dhe futjen e rezultateve të komisioneve zgjedhore”, thonë nga MPB.

Kjo ministri zotohet se bashkë me prokurorinë do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar me ofruesit e shërbimeve të internetit që janë jashtë juridiksionit, në mënyrë që të marrin të dhëna për përdoruesit e shërbimeve të tyre.