Mrekulli, shqiptari Lirim Zendeli për herë të parë në podiumin (VIDEO)

Advertisment

Gara e dytë e sezonit në Formula 3 ka përfunduar, e cila edhe këtë fundjave po zhvillohet në Spielberg të Ausrtrisë. Ndryshe nga java e kaluar, sot pista e Spielbergut ishte me e lagët pasi binte shi i dendur, ndërsa piloti i vetëm shqiptar garën e filloi nga rreshti i gjashtë.

Përvoja e madhe e Lirim Zendelit dhe pista të cilën e ka shumë për qejfi, bëri që në fillim të tejkalojë katër bolidë para tij dhe të jetë në pozitën e dytë.

Reklame

Në disa raste Zendeli tentoi që të parakalojë edhe Vesti që ishte i pari, por kushtet e vështira nuk lejuan një manovrim të lehë.

Në këtë garë u zhvilluan vetëm 15 xhiro nga 24, pasi në disa raste kishte incidente të shumta dhe gara u ndërpre.

Kështu Lirim Zendeli përfundoi garën në pozitën e dytë, pas Vestit, ndërsa pas tij ishin vozitësit e Tridnet, kolegë të Zendelit, Beckmann dhe Caldëell, njofton Albsport.mk.

Gara e dytë është përsëri nesër në Sipelberg të Austsrisë me fillim në oran 9:15 minuta.