Muhamed Zekiri: Ja çka biseduam me Albin Kurtin

54

Në takimin midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Vetëvendosje, Albin Kurti dje në Qeveri ka qenë i pranishëm edhe deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ai përmes një postimi në facebook ka njoftuar për takimin, derisa Zaev nuk ka nxjerrë asgjë nga takimi në profilin e tij në facebook. Zekiri ka shkruar se ka qenë një takim frytëdhënës ku janë biseduar temat me interes të ndërsjelltë.

“Bashke me kryeministrin Zoran Zaev dhe keshilltarin per politik te jashtme Dane Takeski pritem sot ne nje takim ne Shkup kryetarin e Levizjes Vetevendosja dhe kryeministrin e ardhshem te Kosoves Albin Kurti.

Kurti u shoqerua nga anetaret e kryesis se Levizjes Vetevendosja Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu. Biseduam per zhvilkimet e fundit ne rajon si dhe marrdheniet e shkelqyeshme mes dy vendeve dhe thellimin e metejm te bashkepunimit ne te gjitha fushat.

 

Qeveri Maqedonise se Veriut dhe qeveria e re e Kosoves e udhehequr nga Albin Kurti do te vazhdojn te punojne ne interes te qytetareve te dy vendeve!!!!“, shkruan Muhamed Zeqiri. Kurti dhe deputetët e partisë së tij nuk kanë takuar përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. (INA)