Muhamedi alejhi selam, në raport me kundërshtarët dhe armiqt e tij

Advertisment

BASHKIM ALIU

Jetëshkrimi profetik na flet për tipe të ndryshme njerëzish me të cilët është ballafaquar vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Kështu, ka të tillë që e kanë pranuar dhe i kanë besuar dhe kanë qëndruar pranë tij në të gjitha momentet; ka të tillë që as e kanë pranuar por as edhe e kanë armiqësuar; ka të tillë që e kanë mohuar mësimin dhe misionin e tij, por nuk e kanë sulmuar fizikisht; ka të tillë që e kanë mohuar dhe e kanë fyer dhe sulmuar fizikisht; ka të tillë që nuk e kanë pranuar si profet, por e kanë mbrojtur nga fanatizmi fisnor, siç është rasti me xhaxhain e tij Ebu Talibin.

Reklame

Qëndrimi i të Dërguarit të Allahut: I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., është shembull unikat në qëndrimin që ka mbajtur ndaj atyre të cilët e kanë kundërshtuar dhe nuk janë pajtuar me të, bile, disa here, edhe kanë
qenë të dhunshëm ndaj tij. Kështu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka vepruar si vijon:

-Me debatuesit ka debatuar: Muhamedi s.a.v.s., kur i janë parashtruar pyetje nga pale të ndryshme, duke i përfshi këtu idhujtarët, të cilët njihen si kundërshtarë dhe armiq të tij të ashpër, ai u është përgjigjur dhe
nuk i ka injoruar. I ka pranuar në bisedë dhe ka debatuar me ta për kontestet dhe dyshimet e ngritura. Këtë mund ta ilustrojmë me pyetjet e huazuara të idhujtarëve për shpirtin, mbretin që ka kaluar tërë botën, dhe për disa djelmosha të cilët kanë qëndruar
në shpellë një kohë të gjatë, në kohët më të hershme, çka është bërë me ta. Po ashtu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., i pranoi dhe bisedoi me delegacionet e ndryshme krishtere, hebreje dhe idhujtare që e kanë pyetur për fenë dhe kanë kërkuar sqarime për çështje
të ndryshme.

-Me sulmuesit, është lutur për udhëzimin e tyre: Shembull më i drejpërdrejtë për këtë është udhëtimi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., në Taif, kur atje u kundërshtua ashpër, bile edhe u sulmua fizikisht dhe u fyejtë

nga ana e banorëve. Edhe pas gjithë asaj lodhje, sulmesh dhe fyerjesh, i Dërguari i Allahut s.a.v.s., nuk u lut kundër tyre, edhe pse iu ofrua nji mundësi e tillë nga ana e Allahut, por u lut që Allahu i Madhërishëm të nxjerr prej pasardhësve të tyre breza të rinj, të cilët do ta adhurojnë Allahun e Madhërishëm, dhe nuk do t’i bëjnë shok. Poashtu, prej lutjeve që ka bërë i Dërguari i Allahut, kur e ka kundërshtuar dhe sulmuar populli i tij, ka qenë edhe kjo:“O Allah, udhëzoje popullin tim, se ata nuk dinë“.

E gjithë kjo buron nga Kur’ani famëlartë, në frymën e të cilit u edukua Muhamedi s.a.v.s., dhe i cili e formësoi moralin dhe personalitetin e tij. Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë porosit dhe thotë: [Fussilet: 34-35].