Muki e Hadi Osmani se lënë rahat BDInë

58

Një kohë të gjatë partia shqiptare në pushtet i merrte meritat për projektet që realizoheshin nga ministrat shqiptarë dhe në vendbanimet shqiptare, por sot këto merita synojnë ti marrin edhe përfaqësuesit shqiptarë në LSDM.

Aktualisht me BDI dhe LSDM po zhvillohet një fushatë mediale se kush po i realizon projektet në të mirë të të gjithë qytetarëve, qeveria apo partia.

Për rritjen e pagave në arsim pati një reagim nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri se pagat nuk janë rritur nga ministri i BDI-së, por nga Qeveria.

Për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stancic doli përfaqësuesi i LSMD-së Hadi Osmani duke deklaruar se kjo e arritur nuk i takon partive politike dhe se qeveria po punon për të mirë e qytetarëve.

Njohësit e cështjeve politike, thonë për agjencinë e lajmeve INA, LSDM-ja synon sërish të marr vota në vendbanimet shqiptare, për ta siguruar epërsinë ndaj VMRO-së.