Muki: Të gatshëm me liderin tonë në fitore të reja

34

Nënkryetari i LSDMs, Muhamet Zekiri ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev për zgjedhje të reja.

“Te gatshem, vendosur bashke me liderin tone Zoran Zaev ne fitore te reja 👊”, është shprehur Zekiri. Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi që dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në. “Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos h umbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev, përcjellë INA.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.