Muki tregon a do të jetë PDSH pjesë e koalicionit LSDM-BESA? (video)

Nënkryetari i LSDMsë Muhamed Zekiri në emisionin “Click Plus” në TV21 në pyetjen se nëse PDSHja do të jetë pjesë e koalicionit LSDM-BESA

tha se nëse gjejnë gjuhë të përbashkët dera është e hapur.

Reklame

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë partitë politike për koalicionin të mundshëm parazgjedhor.

Mbeten edhe disa ditë para Kongresit. Nëse gjejmë gjuhë të përbashkët, dera është e hapur dhe gjithçka është me qëllim nëse gjejmë gjuhë të përbashkët edhe lidhur me programet”, tha Zekiri./tv21