Mungesa e stafit anulon ndërhyrjet kirurgjike

Advertisment

Ndërhyrjet kirurgjike nëpër Spitalet e vendit, shpeshherë anulohen në mungesë të instrumentareve.

Unioni i Infermiereve alarmon se periudhën e fundit kjo situatë ka ndodhur shpesh si pasojë e mungesës së këtij profili në vend. Kuadrot e reja ikin jashtë vendit, ndërsa ata më të vjetrat dalin në pension.

Reklame

Në Maqedoni nuk ka drejtim të posaçëm për të studiuar këtë profesion, profilizimi i tyre bëhet pas mbarimit të Infermierisë, përmes trajnimit praktik. Nga Unioni i Infermierëvë kërkojnë zgjidhje ligjore për statusin e tyre.

Në sallën e operimit mund të kemi 5-6 operacione të cilat po zhvillohen ku kirurgët ndërrohen në çdo operacion, ndërsa instrumentarja mbetet e njëjtë si pasojë e mungesës së tyre, duke u nisur që nga operimi i parë e deri në atë që zhvillohet në fund të ditës. Është fakt se janë në deficit, dhe se janë shumë të kërkuara, po ashtu është fakt se më lehtë mund të adaptohen dhe të arrijnë nivel të lartë në vendet e Evropës. 6:00 Nuk mund që një proces kirurgjik të ecë pa instrumentar pasi është shumë element i rëndësishëm në ekip, gjithmonë duhet të jetë një hap para kirurgut – deklaroi Gordana Beshliovska, Unioni i Infermierëve, akushereve dhe stomatologëve.

Milica Beslac është njëra nga instrumentaret me përvojë të gjatë. Ajo shpjegon rëndësinë e këtij profili gjatë një operimi.

Unë punoj 30 vite si instrumentare në sallë operacioni. Shumë pak njerëz dinë për personin i cili është shumë i rëndësishëm në një sallë operimi – instrumentaren. Ajo tërësisht e koordinon punën e kirurgut për gjatë gjithë operacionit, ajo i ndihmon në momentë kyçe kirurgut mbi atë çfarë t’i jepet dhe si t’i lexojë mendimet e kirurgut dhe prandaj thuhet se instrumentarja është dora e djathtë e kirurgut. Tek ne thuhet, që të bëhesh një instrumentare e mirë duhen së paku 3 vjet që ajo të jetë mirë e trajnuar. Unë jam mësuar nga koleget e mia më të vjetra, kështu tani dhe unë e përcjell përvojën time tek kuadrot e reja – u shpreh Milica Beslac, Instrumentare me përvojë.

Formimi i Odës së Infermierëve do të ishte subjekti juridik i duhur për përfaqësimin adekuat të Infermiereve në përgjithësi. Infermierët thonë se kërkesat e tyre nuk merren parasysh si pasojë e mungesë së këtij subjekti.