Muri i betonit në Çair, ofendim kolektiv ndaj shqiptarëve

Advertisment

Shkruan: Ismail Sinani

Vendosja e barrierave të betonit në Çair është shëmtia më e madhe estetike që i ka ndodhë kësaj pjesë të qytetit. Drejtuesit e Qytetit të Shkupit, bashkë më ata të Çairit, kanë shprehur dekadencën më të madhe estetike që kanë në shpirtin e tyre. Ky ofendim kolektiv ndaj shqiptarëve, në emër të vendosjes së rendit, ka për qëllim të krijojë një pasqyrë të tribalizmit ndaj kombit tonë.

Reklame

Ndonëse nuk jam arkitekt, është tejet e qartë se zgjidhja ka mundur të përfshijë elementë më të bukur. A mund ta imagjinoni se çfarë fyerje historike i është bërë arkitekit të xhamisë “Jahja Pasha”, e cila po në atë vend është ndërtuar para më shumë se 500 vjetësh?! A mund ta imagjinoni se çfarë shpirti fisnik ka pasur ai njeri para pesë shekujsh dhe çfarë “shpirti të betonuar” kanë këta të sotmit?

S’do mend se disiplinimi i shoferëve është i domosdoshëm, por kjo nuk e arsyeton fyerjen kolektive.