MURIQI ME DEDIKIM PREKËS PAS GOLIT TË SHËNUAR (VIDEO)

Advertisment

Shtatlarti Vedat Muriqi, arriti ta shënoj një super gol sot në ndeshjen Fenerbahce – Istanbul Basaksehir, e cila përfundoi me rezultat 2:0.

Golin që e realizoi në minutën e 86-të, luani kosovar ia dedikon ish-futbollistit Miraç Can i cili vdiq si pasojë e tërmetit, transmeton Klan Kosova.

Reklame

Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”.

” Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme,”.