Musliu: Do të fitojë ajo parti e cila…

Advertisment

Analisti politik, Albert Musliu, sot në emisionin “Utrinski Brifing” ka folur rreth mundësisë për fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Ai shprehet se në këto zgjedhje nuk nevojitet fushatë negative, sepse ajo parti e cila promovon fushatë negative nuk do të gjejë mbështetje tek votuesit e papërcaktuar.

Reklame

“Fushata negative nuk është një strategji e mençur. Ajo nuk mund të gjejë publikë tek të papërcaktuarit. Ajo shërben për shkatërimin e votuesve të saj. Ajo parti e cila do të arrijë që javët e ardhshme të promovojë opsione për shpresë, ajo do të korrë sukses. Qytetarëve u ka ardhur mbi kokë kur partitë përpiqen t’u largojnë nga partia tjetër e jo t’iu afrojnë kah vetja”, ka deklaruar Musliu.

Ai shprehet i kënaqur për fjalorin e matur lidhur me propozimin e BDI-së dhe kjo vjen përshkak përvojës.

“Më vjen mirë që partitë më të mëdha ishin të kujdesshme me fjalorin për propozimin e BDI-së. Tani partitë janë më me përvojë. Kjo po të ndodhte para 10 viteve, do të pritej me sulme, ndërsa BDI këtu do të përpiqet të përfitojë.

Covid 19 është temë për të cilën fitohen dhe humben zgjedhjet. Mendoj se tek ne ndërgjegja dhe ndjenja tek qytetarët është relativisht e qetësuar nga kjo frikë. Ishim dëshmitarë për mënyrën si menaxhohshte procesi, i dha një “Boost” shumicës qeveritare. Nëse numrat e valës së dytë qetësohen deri më 5 korrik, kjo do t’i frymëzojë qytetarët të dalin në zgjedhje. Unë jam i sigurt se numri i votuesve është ulur nga viti 2016. ARgumentet rreth asaj kujt i konvenojnë dhe kujt jo dalja e vogël e votuesve, nuk mund të analizohet në këtë situatë sepse bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Musliu.//Zhurnal.mk