Musliu: Një pjesë e votave të “Levicës” janë tërhequr nga narrativi shovinistë

Advertisment

E majta ka ende një narrativë fashiste. Kemi radikalë të krahut të djathtë që maskojnë veten si të majtë. Hitleri e bëri atë me Nacional- Socialistët. Disa prej votuesve të majtë janë ngatërruar me emrin e partisë, disa janë të hutuar nga narracioni i partisë se ata kujdesen për pagat, por disa ishin tërhequr edhe nga ai narrativë shovinistë”, tha Albert Musliu për emisionin Euro-Fokus.

Ai shtoi se për 30 vjet kemi fajësuar politikanët dhe amnistuar qytetarët.

Reklame

Ne jemi të gjithë pjesëmarrës në atë proces. Politikanët nuk mund të na gënjejnë pafundësisht nëse nuk jemi të gatshëm ta pranojmë atë.

Është shumë e popullarizuar të fajësosh politikanët për gjithçka, për gënjeshtra, premtime gjëra jorealiste, ndërsa ne i votojmë ata por nuk u besojmë atyre. Kur na gënjejnë, qytetarët duhet të vendosin kundër tyre” tha Musliu./Telegrafi/