Musliu: Pa post Kryeministri Shqiptar, BDIsë nuk do dihet fundi!

Advertisment

Botuesi dhe themeluesi i gazetës Zhurnal dhe Agjencisë së lajmeve Zhurnal, Behxhet Muslia përmes një komenti të tij mbi ngjarjet e fundit politike në vend ku temë aktuale e nxehtë është dhe formimi i koalicionit qeveritarë mes dy partive fituese në zgjedhjet e 15 Korrikut, shkruan se formimi i qeverisë varet kryesisht nga BDI e cila sipas tij ka shanset që të kushtëzojë partinë e Zaevit me postin e kryeministrit edhe pse kjo e fundit e refuzon atë kategorikisht andaj dhe negociatat po vijojnë të bëhen gjithnjë e më të vështira kur diskutohet posti i kryeministrit.

“Dy partive fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut të cilat në minutat e fundit po diskutojnë mbi marrëveshjen e koalicionit, po kalkulojnë për pozicionet e tyre, dhe sipas të gjitha gjasave ditën e nesërm do të merr epilog përfundimtar, PO ose JO bashkë në koalicion për qeverisje katër vitet e ardhshëm. LSDM-BESA + BDI + PDSH. Formimi i qeverisë varet nga BDI-ja, e cila ka shanse ta kushtëzojë me postin e kryeministrit, gjë që deri më tani kategorikisht kundërshtohet nga LSDM-ja”, shkruan kështu Muslia.

Reklame

Ai mes tjerave komentin edhe momentin se nëse BDI nuk arrinë të fitojë postin e kryeministrit, sipas tij e rëndësishme është që të këmbëngulet në këtë post sepse fundit nuk i dihet.

“Por çka nëse BDI nuk arrin as nji vit, postin e kryeministrit shqiptar? Atëherë çmimin që do ta paguajë BDI-ja do të jetë shumë i lartë, e që në fakt i bie humbje dhe nënçmim para elektroatit. Madje kjo do të reflektohet fuqishëm kjo humbje, e që më vonë nuk do t’i dihet fundi i BDI-së. Prandaj, është shumë e rëndësishme që BDI të këmbëngulë në postin e kryeministrit, qoftë edhe duke mbetur në opozitë, sepse çdo hap prapa do t’i bie që shqiptarët u manipuluan nga një gënjeshtër e madhe”, vlerëson mes tjerave Muslia.