Mustafa: Bëjmë koalicion me AAK-në dhe me Nismën – duhet të bashkëpunojmë edhe me VV-në dhe me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin partisë së tij se Kosova duhet të bëhet me qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje.

Mustafa ka thënë, në T7, se “nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja në këtë kohë, kur po përballemi me koronavirusin”.

Ai ka vlerësuar se vendi duhet “të bëhet qeveri e re”, pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

“Nëse vjen te dhënia e mandatit për LDK’në, ne natyrisht se do të bisedojmë me subjektet e tjera në Kuvend, dhe do të bëjmë një zgjidhje të pranueshme”, ka deklaruar shefi i LDK’së.

I pyetur se kush do të mund të ishte kandidat i LDK’së për kryeministër, Mustafa ka thënë se një çështje e tillë nuk është diskutuar në parti.