Mustafa dorëzohet përballë Kurtit, pr itet të nënshkruajë marrëveshjen

Advertisment

Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDKsë është në prag të finalizimit. Nga burime brenda Vetëvendosjes mësohet se tashmë Mustafa është dorëzuar përballë Kurtit dhe ka pranuar që të hyjë në qeveri duke marrë 6 ministri dhe një zotim për mbështetje për ta bërë presidentin nga LDKja.

Si duket sondazhet e fundit dhe rezultatet e tyre që e nxjerrin LDK-në me një rënie të theksuar kanë qenë përcaktuese për dorëzimin e Isa Mustafës karshi Albin Kurtit, me kërkesa edhe më minimaliste se që ishin ofertat fillestare.

Reklame

Sipas këtij burimi, Mustafa ka pranuar ofertën 6 me 4 ministri, në favor të LDKsë, pa lëvizjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit.

LDKja do ta marrë shtesë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Vjosa Osmani do të emërohet ministre.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDKja pritet që të takohen sot pasdite, ku planifikohet të finalizohet edhe marrëveshja e dakorduar parimisht. Megjithatë, kundër saj ka shumë zëra brenda LDKsë, ku këtë marrëveshje po e shohin si debakël partiak përballë Vetëvendosjes.

Po ashtu, struktura brenda LDKsë po e vlerësojnë këtë si një fitore të Vjosa Osmanit përballë Agim Veliut dhe Isa Mustafës, pasi që dihet publikisht se ajo e synonte këtë marrëveshje me çdo kusht.