Mustafa Nano: Hoxhallarët e Shqipërisë të lexojnë më në fund Kuranin

117

Analisti i njohur, Mustafa Nano në të përditshmen e tij, ka publikuar një shkrim të titulluar “Unë kam një ëndërr”. Në shkrimin e tij, Nano shprehet se tashmë është koha kur hoxhallarët e Shqipërisë të lexojnë më në fund Kuranin.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë:

Kur të kuptohet se një politikan i korruptuar është gjëja më e fisme në botë në krahasim me një politikan të ko.rruptuar që zgjedh si ka.uzë të tijën lu.ftën kundër ko.rrupsionit.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të biem të gjithë dakord se nuk ka punë të liga që bëhen për qëllime të mira dhe se nuk ka punë të mira që të shërbejnë si alibi e qëllimeve të liga.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë, kur të kuptojmë se është më mirë të bësh një dëm duke respektuar ligjin sesa të bësh një punë të paqme duke e dhunuar atë. Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur në krye të institucioneve shqiptare të zgjidhen njerëzit e zotë, e jo idiotët e dobishëm.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur njerëzit të thonë se do dalin një shëtitje nga parku dhe ai të mos jetë parku te Liqeni.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur qytetarëve që do të hipin në autobusin urban me një libër në dorë të mos u kërkohet biletë. Hej, kujdes me ëndrrat: ndonjëra edhe realizohet.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të gjithë të kuptojnë se nuk ka budalla më të madh sesa ai që thotë shprehjen “hajt mo, punë shqiptarësh”, dhe me “shqiptarët” kupton të gjithë shqiptarët, përveç atij vetë.

Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur njerëzit të binden se, sipas një rregulli jo fort të kuptueshëm, njerëzit e mirë nuk janë të zotë dhe njerëzit e zotë nuk janë të mirë.