Mustafa Nano ‘kritika’ Alketa Vejsiut: Zbrit me këmbë në tokë, mos mendo se je heroinë

Advertisment

Mustafa Nano monologun e tij në “Provokacija” ia ka kushtuar Alketa Vejsiut. Prezantuesja mori pjesë në festivalin e Sanremos, dhe ka qenë orët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike.

Mes kësaj vale komentesh, Nano teksa ka vlerësuar Vejsiun për aftësinë e saj në skenë, i ka dhënë edhe një kritikë.

Reklame

Moderatori i ka kërkuar prezantueses ta shohë me kujdes Sanremon, duke e paralelizuar edhe me Festivalin e Këngës në RTSH, që këtë vit u moderua nga Vejsiu.

Sipas tij, ashtu siç u bë në Sanremo, edhe në festivalin e dhjetorit duhet të ishin ftuar personazhe të rëndësishme, por sipas Nanos një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Alketa i bëri vetë të gjitha.

Ndërkaq, më tej Nano i kërkon prezantueses që pasi të kthehet të zbresë me këmbë në tokë, duke e vlerësuar edhe njëherërë për aftësinë në moderim.

“Me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar. Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar”, tha Nano ndër të tjera.