Myslimanët apelojnë për rindërtimin e katedrales Notrë Dam

46

Këshilli Francez i Fesë Myslimane (CFCM) dhe Xhamitë e Lionit i bënë sot thirrje komunitetit mysliman në Francë për të dëshmuar solidaritetin e tyre duke kontribuar financiarisht për rindërtimin e katedrales Notrë Dam në Paris.

‘’CFCM i kërkon myslimanëve në Francë për të dhënë kontributin e tyre financiar për rindërtimin e kësaj kryevepre arkitekturore, që është lavdia e vendit tonë’’, shkruan institucioni në një komunikatë, duke shprehur trishtrim të thellë, solidaritet dhe vëllazërim me të krishterët e mbarë globit, njoftojnë mediet franceze përcjellë Klan Kosova.