Myslimanët në botë festojnë Fitër Bajramin në shtëpi për shmangien e rikthimit të pandemisë

Advertisment

Myslimanët festojnë sot fundin e Ramazanit mes thirrjeve për vigjilencë për të shmangur një rikthim të pandemisë, ndërsa Europa vazhdon të lehtësojë kufizimet duke lejuar, ashtu si në Francë, rifillimin e shërbimeve fetare.

Në Pakistan, duke injoruar udhëzimet për distancën fizike, myslimanët nxituan në tregjet për të bërë blerjet e tyre para Fitër Bajramit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman i cili shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.

Reklame

“Gjatë më shumë se dy muajve, fëmijët e mi kanë qenë të kufizuar në shtëpi”, tregon Ishrat Jahan, gruaja e një familjeje, në një treg të Rawalpindi.

Në Indonezi, vendi më i madh mysliman në botë, migrimi i madh vjetor në fund të Ramazanit filloi megjithë ndalimin zyrtar të udhëtimit, shumë prej tyre u kthyen drejt transportuesve klandestinë dhe duke përdorur certifikata false për të arritur tek të afërmit e tyre para festës.

“Kjo është një kohë kritike”, theksoi Doni Monardo, zyrtari kryesor në luftën kundër Covid-19 në Indonezi.

“Kam frikë se njerëzit që shkojnë në rajone të tjera do të kthehen të infektuar dhe se të gjitha përpjekjet tona do të shkatërrohen”, shtoi ai.

Disa vende si Egjipti, Iraku, Turqia apo Siria kanë ndaluar faljet kolektive.

Arabia Saudite, ku ndodhen dhe vendet më të shenjta të islamit, ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme për pesë ditë që prej të shtunës.

Irani, që është vendi më i prekur më shumë nga epidemia Lindjen e Afërt dhe në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të shmangin udhëtimet gjatë Fiter Bajramit, që do të zhvillohet të hënën në këtë vend me shumicë shiite, ashtu si për komunitetin shiit irakian.

Në Afganistan, talebanët kanë krijuaar të papriturën duke propozuar një armëpushim treditor me rastin e festës së Fiter Bajramit, që presidenti Ashraf Ghani e pranoi menjëherë.