Nacionalizmi i vaksinave: Historia tregon se kur shtetet veprojnë me egoizëm, humbin që të gjithë

Nga Roderick Bailey

Sipas një vlerësimi të kohëve të fundit, më shumë se gjysma e të gjitha vaksinave kundër Covid-19, janë rezervuar për vetëm një të shtatën e popullsisë së botës. Në kohën e këtij shkrimi, vetëm Mbretëria e Bashkuar thuhet se ka siguruar vaksina të mjaftueshme për t’i dhënë secilit britanik 5 doza vaksine.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Nëse plotësohen porositë, BE dhe SHBA mund të vaksinojnë 3 herë popullatat e tyre, ndërsa Kanadaja do të kishte mjaftueshëm doza për ta vaksinuar 9 herë popullatën e saj. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, u ka kërkuar vendeve më të pasura të marrin në konsideratë gjendjen e vendeve më të varfra, dhe të mbështesin Covax, një nismë ndërkombëtare për t’i shpërndarë vaksinat në të gjithë botën.

Por pavarësisht se shumica e vendeve janë regjistruar aty, nisma ka qenë e ngadaltë në veprime, dhe rezervat e saj janë të kufizuara. Këtë vit, Covax synon të furnizojë me 1.8 miliardë doza vaksinash 92 vende të botës, të mjaftueshme për të mbuluar vetëm 27 për qind të popullsisë së tyre.

Njëherazi kohë, konkurrenca për sasitë e kufizuara të vaksinave, mund të çojë në rritje të çmimeve dhe fërkime të mëtejshme mes shteteve. Tashmë tensionet janë rritur ndjeshëm midis BE-së, Britanisë së Madhe dhe AstraZeneca, për shkak të një reduktimi të përkohshëm të prodhimit të vaksinave.

Në çdo situatë ku furnizimet janë të pakta dhe kërkesa rritet, ato që do vuajnë më shumë janë vendet e varfra. Dy herë në 15 vitet e fundit bota ka përjetuar kriza të krahasueshme. Dhe që të dyja rastet na kujtojnë se vendet veprojnë rrallë për shkak të ndonjë interesi tjetër, veç atij vetjak.

Por kjo krizë është gjithashtu një kujtesë, se vendet kanë shumë për të përfituar nga qasjet e drejta dhe bashkëpunuese për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave. “Nacionalizmi i vaksinave”, ku secili është i interesuar vetëm për veten, është rrallë i dobishëm në planin afatgjatë.

Në vitin 2009, virusi H1N1 (gripi i derrit) stimuloi një përplasje ndërkombëtare të ngjashme me atë që po shihet sot. Në kushtet kur vaksinat sezonale të gripit nuk ofronin mbrojtje, disa vende me të ardhura të larta nxituan të porositnin vaksinat H1N1 nga kompanitë farmaceutike që mendohet se do zhvillonin vaksina efektive.

Edhe para se OBSH-ja ta shpallte gjendjen e pandemisë në qershor 2009, SHBA kishte porositur për më shumë se 600 milion doza:ose 30 dhe 60 për qind e sasisë, që kishte mundësi bota të prodhonte në total. Në atë rast, H1N1 u zhduk shpejt.

Por vetëm kur mbaroi më e keqja, një pjesë e vendeve më të pasura – mes tyre edhe SHBA- ia ofruan një pjesë të rezervave të tyre vendeve më të vogla. Por sot, ashtu si atëherë, jo të gjithë dëshirojnë që t’i japin përparësi solidaritetit të vaksinave. Në kontekstin e Covid-19, nacionalizmi i vaksinave ka avokatët e tij, që pretendojnë se “nuk do të kishte asnjë vaksine pa njohuritë dhe aftësitë e Perëndimit”,dhe se për shembull Britania “meriton të ketë prioritet; pasi ka pësuar edhe nivelin më të rëndë të humbjeve në njerëz, dhe tkurrjen më të madhe ekonomike në botë, si pasojë e Covid-19”.

Përveç imoralitetit të madh të vendeve më të pasura, që vaksinojnë tërë popullatën e tyre, në kurriz të komuniteteve të cenueshme të vendeve të tjera dhe punëtorëve thelbësorë, interesi vetjak në këtë lloj shkalle, injoron efektet pozitive që ka tek ekonomitë më të pasura shpërhapja e vaksinave në nivel global.

Korporata RAND ka vlerësuar se qasja e pabarabartë në vaksina, mund t’i kushtojë ekonomisë globale 1.2 trilionë dollarë amerikanë në vit. E kaluara na tregon, se është ndoshta jorealiste të presësh nga ndonjë vend që të veprojë në mënyrë altruiste.

Por kur përballen me sëmundje që përbëjnë shqetësim global, qeveritë duhet të mos harrojnë se të gjitha kombet kanë një interes tek përgjigjet parimore të bazuara tek drejtësia dhe bashkëpunimi. Kur vendet pushojnë së pari përfitimet nga ndihma ndaj të tjerëve, ashtu si ndaj vetes së tyre, do të humbin që të gjithë. / “The Conversation” – Bota.al