Nafta do bëhet shumë e shtrejtë, ja paralajmërimi

41
#

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman deklaroi do të ketë një rritje “ të paimagjinueshme” të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare nëse nuk ndërmerret një aksion global kundër Iranit

Bin Salman fajësoi republikën islamike për sulmet e 14 shtatorit në rafineritë sauditë të naftës, të cilat përgjysmuan prodhimin e vendit të tij dhe shkaktuan një rritje të menjëhershme të kuotimit të arit të zi.

“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta për të penguar Iranin, ne do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat globale. Furnizimi me naftë do të tkurret, dhe çmimi i saj do të kapërcejë në shifra që nuk i kemi parë ndonjëherë në kohërat tona”, u shpreh Mohammed bin Salman.

SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania I kanë mbështetur pohimet saudite se pas sulmeve të mesit të shtatorit qëndronte Irani, edhe pse përgjegjësinë në atë rast e morën rebelet Houthi në Jemen. Bin Salman u shpreh se do të preferonte një zgjidhje politike dhe jo një përgjigje ushtarake ndaj Iranit, me argumentin se një luftë mes Arabisë saudite dhe regjimit të ajatollahëve, do të shembte sipas tij, ekonominë globale.

Në të njëjtën intervistë, princi mohoi ta ketë dhënë ai urdhrin për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, por shtoi se ai krim I shëmtuar ishte një gabim I rëndë, për të cilin ai si lideri I monarkisë merr përgjegjësi të plotë.