Napoli – Barcelona, Setien merr vendimin për Manajn

Rei Manaj nuk është grumbulluar me ekipin e parë të Bracelonës, për ndeshjen që këta të fundit do të luajnë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Tekniku katalanas, Kike Setien e grumbulloi Manajn para dy javësh në ndeshjen e kampionatit me Getafen, por megjithatë nuk e aktivizoi asnjë minutë.

Tashmë tekniku i Barcelonës ka vendosur të grumbullojë për ndeshjen e Championsit, afrimin e ri Brethueit, ndonëse nuk është i regjistruar pë këtë kompeticion, duke bërë të qartë kështu se nuk ka vend për Manajn.

Shqiptari duhet ët punojë akoma më shumë me ekipin B, te Barcelonës për të shpresuar se në një të ardhme të afërt do të luajë për ekipin e parë.