Naser Rafuna: Popull, kujdes ngase kështu do ta shohim shpejt izolimin disamujor

Naser Rafuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Reklame

Rastet janë rritur ndjeshëm si pasojë e mosrespektimit të rregullave, përfshirë masat mbrojtëse dhe distancën sociale.

Pas këtij lajmi, aktori Naser Rafuna me anë të një postimi kritikoi pushtetarët që nuk po reagojnë sikurse në fillim të pandemisë kur kishte shumë më pak raste.

Ai bëri thirrje për kujdes, pasi në këtë mënyrë mund të kthehemi në pikën zero dhe të detyrohemi sërish të vetizolohemi.

“58 raste sot në Kosovë me Covid -19. E mbaj në mend disa, para 3 muajsh kur dilnin nga 4 apo 5 raste,se cfarë thirrjesh bënin, cfare promocioni per mase mbrojtese dhe kujdes te shtuar…deri 10 statuse e thirrje brenda një dite…sot ne kete numer rekordi,asnje prej tyre as nje reagim. Neper rruge,pune,parlament, protesta,kafe…shumica pa masat mbrojtese.
Popull kujdes ngase keshtu, do ta shohim shpejt izolimin disa mujor. Zot ruana dhe se paku, nese nuk keni problem shendetin tuaj, na kurseni neve qe duam te ruajme shendetin tone nga ky virus sprovues. Ju falemnderit”, janë fjalët e aktorit. /Lajmi.net/