Naser Rafuna tregon se si ia ndryshoi jetën këngëtari i njohur nga Tetova

Aktori i njohur Naser Rafuna, ka treguar një histori të padëgjuar më parë, se si i kishte ndihmuar këngëtari Mahmut Ferati, shkruan Gazeta Metro.

Ai tha se ishte Mahmut Ferati, që ia rekomandoi të shkonte për aktrim pasi ishte në mëdyshje, dhe preferonte më shumë historinë.

Rafuna tregoi bisedën që pati me të, derisa ai i tha se nuk ishte për histori.

‘’E kisha profesor Mahmut Feratin, më tha ‘’a i çove dokumentet në Fakultet të Arteve? I thashë jo në histori, më tha ‘’çfarë historie, s’je ti për histori zgjedhe a po don muzikë ose aktrim, s’je ti për at punë’’.

Pastaj konkurova edhe aty, u pranova në dyjat, pak e cuditshme. Pra Mahmut Ferati ka qenë ai shkaktari pse unë zgjodha aktrimin’’, tha Rafuna.