Naser Zyberi: Ora policore donë të thotë humbje e të drejtave të qytetarëve

Naser Zyberi në emisionin ENTER në TV SHENJA, tha se nëse vendoset ora policore atëherë për shkelësit e rregullave do të ketë pasoja drakonike. Ai shtoi se do të kufizohen shumë liritë e njerëzve.

‘Fatmirësisht numri nuk është shumë i madh i të infektuarve dhe nuk kemi raste të vdekjeve. Prandaj, sa më tepër qytetarët të vetëpërmbahen në kuptim të kufizimit të qarkullimit me këtë ta pamundësojnë përhapjen e epidemisë, me këtë edhe shteti edhe sektori real do të mund ta përballojnë këtë gjendje. Dobia do të jetë e gjithanshme. Të gjithë qytetarët duhet ta kontrollojnë qarkullimin’, tha Zyberi.