Natë dramatike në Gostivar: Dy njerëz kërkohen në ujërat e Vardarit

Advertisment

Pjestarë të policisë, zjarrfikës dhe qytetarë të Gostivarit u vunë në kërkim të dy personave që mbrëmë u zhdukën në ujërat e Vardarit.
Sipas informacioneve jozyrtare, pak para mesnate një vajzë është parë në ujërat e Vardarit. Një djalë është munduar ti ndihmojë por nuk ia ka dalë.

Pak më vonë disa dëshmitar okular rastin e kanë lajmëruar në Polici pas çka janë angazhuar edhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, Njësitit të Zjarrfikësve, dhe vetë ekipet e Policisë.

Reklame

Ekipi i Televizionit Globi qëndroi në fshatin Forinë ku shumë qytetarë ishin mbledhur dhe qëndronin në pritje të epilogut përfundimtar.

Identiteti i njerëzve që kërkohen për momentin nuk dihet. Gjithashtu nuk dihet as edhee vërteta rreth ngjarjes që sonte shqetësoi banorët e Gostivarit.