Bushi: Prioritet avancimi në pozitat e ‘paprekshme’ të MPB-së (FOTO)

Advertisment

Menjëherë pas seancës së djeshme parlamentare ku u votuan zëvendësministrat, sot, Nazim Bushi nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka marrë edhe oficialisht postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast zëvendësministri i MPB-së është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski.

Reklame

Të përkujtojmë se Bushi është një kuadër i mirëfilltë i BDlsë i cili deri më tani ka qenë kryetar i Bordit Drejtues në Telekom Maqedoni.

Bushi ka premtuar për një sërë reformash në institucionin që ai e drejton si dhe një bashkëpunim mes tij dhe ministrit Spasovski .TetovaSot