Ndahet nga jeta gazetari Bedri Sadiku

Ka vd ekur në moshën 65 vjeçare Bedri Sadiku, gazetari i të përditshmës Rilindja.

Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

I ndjeri ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni.

Ai i nxori në dritë shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, për çka disa herë ishte ndaluar e arr estuar nga policia.

 

Bedri Sadiku, është lindur në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas vetës, bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza, nipa e mbesa.