Ndahet nga jeta profesor Rauf Izeti

Advertisment

Mbrëmë në moshën 72 vjeçare është ndarë nga jeta profesori Rauf Izeti nga Tetova. Shumë miq, bashkëmoshatarë dhe familjarë kanë informuar për vdekjen e profesor Raufit dhe kanë shprehur ngushllime për familjen.
Ja çka shkruan veprimtari Xhemil Daci:

Njohtojmë se mbrēmë, në moshën 72 vjecare,ndēroi jetë Prof. Rauf Izeti .
Tē rallë jan ata që nuk e njohin kēti MĒSUES TĒ POPULLIT,qē nē kohērat mē të errëta, guximshēm ngrejti zërin kundēr pushtetit monist nē mbrojtje të popullit të vet.
Ishte i detyruar tē lëshon punēn nē gjimnazin e Tetovēs. Bashkē me familjen,vendoset nē Zvicër.

Reklame

Nē vitin 1990 gjatē arrdhjes nē vendlindje, nē njē magistralē tē Italisē aksidentohen.Tē pajetē ngelin bashkëshortja dhe i biri.

E bija përjeton lēndime pa pasoja,kurse Prof.Raufi, ngeli përjetë invalid në karocë…
Përkundër fatkeqsisē qē pērjetoi,Prof.Raufi,gjatē gjith kētyre 30 viteve nē karrocë,kurrē nuk shprehu dobēsi që ligështon burrin.

Pērkundrazi,Prof.Raufi ishte aktiv nē cdo iniciativë që avansonin çështjen shqiptare(deri në frymēn e fundit…)
Tetova dhe tetovarët, sot humbēn njē tribun tē rallë,Prof.RAUF IZETIN.
ZOTI E POPULLI I SHPĒRBLEFTË MIRËSITĒ E KËTIJ MARTIRI!

Varrimi bēhet nē kohēn e namazit tē drekēs.Të gjitha ceremonitē do mbahen aty, në Varrezat e Vjetra tē qytetit.
Edhe ngushēllimet,miqēt munden ti shprehin aty,pra,pas varrimit,nē Varrezat e Vjetra.