#

Hiqen ndalesat për qarkullim në grykat malore Pletvar, Strazhë, Bukovë dhe Gjavatë. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese tani ka vetëm në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Paraprakisht LAMM lajmëroi se trafiku në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në zonat më të larta dhe nëpër grykat malore ka mbetje të borës në rrugë.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.