Ndalohet konsumimi i alk oolit në dy rajone të Parisit

Advertisment

Në kuadër të masave kundër COVID-19 në dy rajone të kryeqytetit të Francës, Paris, është ndaluar konsumimi i alk oolit në kohë të caktuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë thuhet se me ngrohjen e motit në Paris gjatë fundjavës janë vërejtur tubime të turmave me burim konsumimin e alk oolit.

Reklame

“Konsumimi i pijeve të alk oolit duke përgatitur terren për tubime të turmave në vendet publike, krijon shkelje të masave pandemike për shkak të mundësisë së përshpejtimit të përhapjes së virusit në një periudhë kur gjendja shëndetësore është e brishtë”,

thuhet në deklaratën ku shtohet se është ndaluar konsumimi i alkoolit gjatë orës 11:00-18:00 në bulevardin “Buci” në rajonin 5 dhe në sheshin Contrescarpe në rajonin 6.

 

Më tej në deklaratë thuhet se ndalesa duke filluar nga sot do të jetë e vlefshme për 15 ditë.
Ndërsa ata që nuk zbatojnë këtë ndalesë do të gjobiten me 135 euro.