Ndarja e komisioneve kuvendore, mbeten për t’u dakorduar vetëm LSDM e ASH-AAA

Advertisment

Kuvendi për momentin është pa shumicën prej 62 deputetësh, por me vetëm 60 deputetë të maxhorancës, që i bën të pamundura votimet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Kjo sepse deputeti i BDI-së Arben Zyberi është i shtruar në spital për shkak se është prekur me virusin korona. Nga ana tjetër ende askush nuk ka zënë vendin e Jagoda Shahpaskës, e cila u emërua ministre. Ardhja e deputetes së re të LSDM-së nuk po mund të bëhet sepse nuk po mund të verifikohet mandati i saj, për shkak se ende nuk është zgjedhur Komisioni për rregulloren dhe çështjet e mandateve dhe imuniteteve.

Reklame

E edhe sikur ta kishte shumicën prej 61 votash deputetësh, Kuvendi prapëseprapë nuk do të mund të funksiononte, sepse ende nuk ka komisione kuvendore.

“Sipas ndarjes, koeficientit në bazë të numrit të deputetëve, nga 8 komisione do të udhëheqin dy grupet parlamentare VMRO-LSDM, ne do të udhëheqim me 3 komisione, po ashtu do të udhëheqim edhe Komitetin për Badenter, d.m.th. 4, ndërsa opozita shqiptare do të udhëheqë me 2 komisione”, tha Izet Mexhiti nga BDI.

Dje Mexhiti tha se LSDM e BDI ende nuk kishin dakordësim se kush do të merrte Komisionin për Çështje Evropiane, e kush atë të Arsimit. Integristët sot konfirmuan për TV21 se ata do të drejtojnë me Komisionin për Çështje Evropiane. Përveç kësaj, nga ajo që tha dje deputeti Mexhiti, BDI-së do t’i takojnë edhe 2 komisione të tjera, ai për Çështje Kushtetuese të me automatizëm i takon Kryeparlamentarit ta drejtojë si dhe komisioni për Shëndetësi.