Ndarja e mirënjohjeve për hoxhallarët në pension të Myftinisë së Tetovës (FOTO)

Më 05.03.2021 (e premte), Myftinia e Tetovës me rastin e tre muajve dhe ditës së mësuesit organizoi një takim me hoxhallarët e Myftinisë që tashmë janë në pension. Myftiu në shenjë respekti në emër të

Myftinisë të gjithë hoxhallarëve në pension iu shpërndau nga një mirënjohje.

Hoxhallarët në pension të cilët pranuan mirënjohje janë:

1. Mesut ef. Islami – (Ish Imam në Xhaminë Qendrore të fsh. Zhelinë) 2. Hfz. Ismet ef. Murati – (Ish Imam në Xhaminë e Vjetër fsh. Tenovë) 3. Harbin ef. Jonuzi – (Ish Imam në Xhaminë e fsh. Sllatinë).

Ndërkaq në fund Myftiu i Tetovës i falënderoi hoxhallarët në pension duke përkujtuar rolin dhe punën e tyre që e kanë kryer me nder dhe duke shërbyer për popullin tonë në këto troje.