Ndërron jetë nëna Qamë, nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së

Advertisment

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj I ka shprehur ngushëllime familjes Demaku nga Abria me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së pesë bijve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënës Qamë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se nëna Qamë pati një jetë me plotë vuajtje e sakrifica.

Reklame

“Një jetë me plotë vuajtje e sakrifica, për lirinë që është e përjetshme. Faleminderit Nana Qamë. U prehsh në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.