Të nderuar miq,

Sot, ka ndërruar jetë Irfan Xheladini, punonjës i administratës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës.

Ne drejtuesit e Universitetit, ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut, mikut dhe punonjësit të devotshëm të institucionit tonë, të cilit i shërbeu me nder dhe profesionalizëm deri në ditën e fundit të jetës së tij.

Irfan Xheladini – i biri i veprimtarit të ndjerë, Shaban Xheladini, i përkiste një familje të njohur për veprimtarinë patriotike, për qëndresën përballë politikës diskriminuese, për synimet historike dhe për demokracinë e kombit tonë.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së nderuar Xheladini, kolegëve dhe miqve të tij.

U prehtë në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës