Ndëron jetë Hajrullah Gorani

Advertisment

Ka ndërruar jetë kryetari i parë sindikalist, Hajrullah Gorani, në moshën 89 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Dukagjin Gorani, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Reklame

“Sot pasdite ndërroi jetë babai im, Hajrullah Gorani. Vdiq në qetësi, i rrethuar me familjen dhe më të dashurit e tij në moshën 89 vjeçare”.

Gorani ka qenë kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, një nga organizimet e para sindikale në Kosovë në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990. Ai mbahet mend edhe si udhëheqës i grevës së madhe të punëtorëve kosovarë që u mbajt më 3 shtator 1990.

Grevë kjo në të cilën punëtorët dhe populli kosovarë dolën kundër masave të dhunshme që po impononte Serbia në Kosovë.