Ndëron jetë profesori Galip

Advertisment

NJË JETË E PËRKUSHTUAR STUDENTËVE!

Humbëm profesorin tonë të dashur dhe njeriun që jetonte për studentin. Profesor i dashur Galip, mbarë studentëve të trevave shqiptare do ju mungoj përkujdesi, bujaria dhe përkushtimi jot për ta. Ate që unë mësova nga ju ishte parimi, të cilin ju e kishit filluar që vitet e 90’ta me studentët e mbarë trevave shqiptare në Malajzi duke i vënë themelet e Fondacionit “Dituria”, se studentit nuk guxon ti vonohet bursa as edhe një ditë. Atë ditë që jemi vonuar për studentin duhet të ndërpresim veprimtarinë.

Reklame

Me siguri shumë njerëz as që e kanë ditur se ti ke qëndru plot 30 vite pranë çdo nevoje që studentët tanë kanë pasur, ti edhe nuk doje që të dinin të tjerët se çfar pune gjigande je duke bërë me bursat për studentët.

Sa bukur ju shkon emri i “DITURISË” i dashuri profesor Galip Veliu, vërtet është plotësim i madh shpirtëror që një ide të kahmotshme të Naimit ta jetësoni dhe ngritni në Kuala Lumpur të Malajzisë, duke i marrë mbi supet e juaja bashkë me mikun tonë filantropin Husniriza Kukuli, dhe të njëjtën ta shtrini gjithandej.
Secili student që ju ka njoh jam shumë i bindur se te ju ka parë dhe ndier nga afër kujdesin prindëror dhe përpjekësin që disi ti del në ndihë nevojave të studentit.

Je shumë i merituar për ta mbajtur epitetin e prindit të studentit, ti vërtet ishe një prind i tyre, i cili dëshironte që studenti shqiptar ti kap majat e arritjeve akademike dhe shkencore.

Ishe i vetmi që njoh unë, i cili lumturinë më të madhe në jetë e shihte te diplomuesi, magjistranti, doktoranti i ri dhe që permanent ju sugjeronit hajde veç vazhdo më tej. Më shumë i gëzoheshe arritjes së një studenti se të mirave tua dhe të familjes.

Shpirtbardhësia, urtia diturore e jote do jetë inspirim për shumë gjenerata, për të mund të vazhdojnë në këtë drejtim.

Prej tani thelësisht e ndjejmë mungesën tënde, Shpërblim qofshin xhenetet më të larta tek Zoti i Madhërishëm.