Ndëron jetë pronari i radios më të njohur në Maqedoninë e Veriut

Pas një sëmundje të shkurtër në moshën 54 vjeçare sot ka ndërruar jetë Goran Gavrillov, pronari i radios së njohur “Kanal 77” që transmetohej në nivel të tërë vendit.

Ai ka ndërruar jetë në një spital privat në Shkup. Gavrillov shumë vite ishte një punonjës i dalluar në fushën e mediave, si dhe themelues i Asociacionit të mediave private elektronike në Maqedoni. Ai në mënyrë aktive ishte pjesë e nismave për rregullimin e mediave elektronike në vend, përcjell INA.

Por puna e tij më e dalluar ishte themelimi dhe zgjerimi i radiostacionit “Kanal 77” që kishte nisur në vitin 1991 ndërsa nga vitit 1995-1997 ka nisur transmetimin në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. (INA)